Rok-grupi i njohur kosovar, Jericho, është kthyer pas më shumë se tre vjetësh që nga lansimi i këngës së fundit.
“Në garë për Qeveri” titullohet kënga e publikuar të shtunën.
Vokalisti Petrit Çarkaxhiu është kujdesur për muzikën dhe tekstin.
Në paralajmërimin për këngën e re, Jericho kishte shkruar në Facebook se “e kishte marrë malli për do rock’n’roll pa kerefekte”.
“Në garë për Qeveri” vjen pas “Ëndërr e prerë” e publikuar në mars të 2019-s.