Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Jepet premiera botërore e filmit shqiptar “T’padashtun” në festivalin “Karlovy Vary”

Filmi ‘T’padashtun’, nga regjisori debutant Edon Rizvanolli, hapi programin konkurrues “East of the West” të festivalit prestigjioz “Karlovy Vary”. Premiera botërore e filmit u dha sot në orën 16:00 duke qenë kështu filmi që garon bashkë me 11 filma të tjerë për çmimin kryesor të kësaj kategorie dhe për çmimin e jurisë.

Ky është viti i katërt radhazi që në festivalin ndërkombëtar “Karlovy Vary” flitet shqip e shfaqen filma të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Filmi “T’padashtun” flet për një adoleshent i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të pranishëm në premierë ishin skenaristi dhe regjisori Edon Rizvanolli, aktorët Jason de Ridder dhe Niki Verkaar si dhe drejtori i QKK-së, Arben Zharku, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të MKRS-së, Veton Firzi.

Ky film është i mbështetur nga QKK, Fondi i Filmit Holandez, Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Prishtinës.