‘It’ është filmi horror që po shkon drejt thyerjes së rekordit historik. Duke u bërë filmi horror më fitimprurës i të gjitha kohëve.
Përshtatja e romanit Stephen King për kinema, siç transmeton oranews, do të fitojë zyrtarisht titullin këtë të enjte pasi të kalojë rekordin e filmit të vitit 1973 ‘The Exorcist’ që mban ekskluzivitetin me 232.9 milionë dollarë fitime.
Aktualisht ‘It’ ka rreth 228 milionë dollarë dhe pritet që të arrijë 400 milionë dollarë në mbarë botën, me një buxhet prej 35 milionë dollarësh.
Filmi jepet në kinema dhe është prodhim i New Line Cinema drejtuar nga Andres Muschietti dhe kasti i aktorëve janë Bill Skarsgard, Jaeden Lieberher, Jeremy Ray Taylor, Sophia Lillis, Finn Wolfhard, wyatt Oleff, Jack Dylan Grazer dhe Chosen Jacobs.
-
Filmi horror “The Conjuring 3” shënon hapjen më të mirë të javës në Amerikë
-
Pas 47 vjetësh, “Ekzorcisti” kthehet me pjesën e dytë
-
“It Chapter Two” për të dytën javë radhazi kryeson shitjen e biletave nëpër kinema
-
“Avengers: Endgame” e kalon “Avatarin” dhe bëhet filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave
-
Fragmenti i "IT": Klubi i humbësve kthehet në Derry