Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ish-objekti i Ipeshkvisë në Ferizaj inaugurohet si muze

Ferizaj, 6 prill - Ish-objekti i selisë së Ipeshkvisë në Ferizaj ka marrë pamje tjetër. Është rinovuar me një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian, i zbatuar nëpërmjet UNDP-së, që është inauguruar të mërkurën në një ceremoni ku kanë marrë pjesë zyrtarët e lartë komunalë, përfaqësuesit e institucioneve fetare e ata të organizatave që e kanë mbështetur e realizuar këtë projekt.

Synohet që ku objekt, i cili ndodhet në oborrin e Kishës Katolike në këtë qytet, të shndërrohet në muze. Dikur kishte shërbyer si shkollë jo vetëm për shumë ipeshkëv të njohur, e në vitin 1970 këtë shtëpi e vizitoi edhe Nënë Tereza. Dëshmi si këto do të jenë materiale muzeore.

Në kuadër të këtij projekti, për të cilin nuk është publikuar vlera financiare, përfshiheshin edhe ndriçimi publik dhe rregullimi i oborrit në hapësirën e Kishës dhe Xhamisë në qytetin e Ferizajt. Investitorët dhe të pranishmit këtë projekt e kanë parë si shtytje për dialog etnik, fetar e kulturor (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.