Binak Kelmendi, ish-kryeredaktor i gazetës Rilindja në ribotimin e saj në kohën e luftës, ka kujtuar momentet e para 19 vjetësh.
Ribotimi i “Rilindjes” erdhi 9 vjet pasi ajo ishte ndaluar së botuari nga regjimi serb.
“Për ata që duan ta mbajnë në mend, për ata që e kanë harruar, për ata që duan ta harrojnë, si sot para 19 vjetësh, në kushte lufte, në Prishtinë u ribotua ‘Rilindja’, gati 9 vjet pas ndalimit prej Serbisë. Ballina e gazetës me 22 shkurt 1999. Nuk ishte sakrifice e vogël dhe as e lehtë”, kujton Kelmendi.
Ai tregon tutje se gazeta u botua deri më 24 mars 1999, ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.
“Në përgatitjen dhe shtypjen e saj ndihmuan edhe shtëpi dhe shtypshkronja private. Gjate kësaj kohe isha kryeredaktor dhe falënderoj për përkushtim e bashkëpunim ish-drejtorin Blerim Stavilecin dhe te gjithë ata që ndihmuan në ringjalljen gjatë luftës të Feniksit informativ, arsimor kombëtar. Falje për mos përmendje të tyre”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook, duke e shoqëruar këtë postim me fotografinë e ballinës së parë nga ajo periudhë e Rilindjes.

-
Kalendari i botës shqiptare: 75 vjet nga botimi i numrit të parë të gazetës “Rilindja”
-
74 vjet nga dalja e numrit të parë të “Rilindjes”, 17 nga ndërprerja e saj
-
28 vjet nga dita kur pushteti serb ndaloi me forcë “Rilindjen” dhe RTV Prishtinën
-
73 vjetori i gazetës “Rilindja”
-
“Rezistenca në Kosovë...” shfleton shtypin e fshehtë midis ideologjisë e lirisë