Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Iniciohet shuarja e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Deri në fund të këtij viti, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore mund të shuhet. Iniciativa për këtë është marrë nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi. Propozimi për shuarjen e KKTK-së parashihet në koncept-dokumentin për valën e parë të racionalizimit dhe vendosjes së vijave të llogaridhënies për agjencitë të cilat funksionojnë në Kuvendin e Kosovës.

Ky dokument përfshin edhe tetë agjenci të tjera që veprojnë nën ombrellën e Kuvendit, e të cilat pritet të kalojnë nën përgjegjësinë e Qeverisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas konceptit të përgatitur nga Ministria e Administratës Publike, KKTK-ja mund të transferohet si Agjenci ekzekutive në kuadër të MKRS-së apo të shkrihet në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore në këtë ministri.

Krejt kjo do të jetë në kuadër të procesit të reformës së administratës publike, që është edhe detyrim i një kontrate në nënshkruar nga Qeveria e Kuvendi me Komisionin Evropian.

Në koncept-dokument shkruhet: “Funksioni kryesor i KKTK-së është ‘vlerësimi’ i trashëgimisë kulturore dhe pastaj ‘aprovimi’ apo ‘refuzimi’ i listës së trashëgimisë kulturore të propozuar për shpallje në mbrojtje të përhershme”.

Edhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore do të shuhet me ligj Kulturë Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore do të shuhet me ligj

Është vlerësuar se funksioni i KKTK-së është më shumë i fushës së hulumtimeve dhe dhënies së rekomandimeve në fushën e trashëgimisë kulturore.

Qysh prej themelimit, më 2009, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore nuk kishte përbërje të plotë. E prej tre vjetësh deri në korrik të vitit 2015 nuk kishte asnjë anëtar. Këtë vit pritej që Kuvendi t’i zgjedhë anëtarët e rinj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)