Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Industria e filmit të animuar në “Anibar”

Një pjesë e gjeneratës së re e animatorëve ka gjetur hapësirë për t’i shfaqur projektet e tyre filmike në edicionin e nëntë të festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar “Anibar”.

Flaka Kokolli ka filluar ta realizojë një film të animuar të metrazhit të shkurtër dhe synon që vitin e ardhshëm ta përfundojë atë, për ta prezantuar përballë shikuesve.

Ajo në “Anibar” ka rrëfyer për teknikat, të cilat po i përdor për ndërtimin e filmit të saj të parë të animuar, transmeton emisioni Express në KTV.

Në botën e animacionit ka shumë vajza shqiptare që merren me këtë profesion. Njëra nga to është Agnesa Belegu, e cila aktualisht është duke u marrë me ndërtimin e një baze për industrinë e lojërave kompjuterike.

Belegu në “Anibar” ka mbajtur një ligjëratë, ku rrëfeu efikasitetin e lojërave kompjuterike dhe varshmërinë e njerëzve përballë këtij fenomeni.

Edhe Bota e animuar për një sekondë deri në 24 skica Kulturë 6 muaj më parë Bota e animuar për një sekondë deri në 24 skica

Përgjatë ditëve të festivalit, studentët janë duke mësuar teknikat bazë për krijimin e filmave të animuar.

“Para tetë vjetësh, së bashku me bashkëshortin tim, Tomas, kemi mësuar rreth teknikave të stop-moshën (motion) që përdorën në filmat e animuar, ndërsa këtu në “Anibar” po bëjmë përpjekje që të rinjtë t’i aftësojmë në këtë metodë. Këtu, përmes këtyre teknikave, jemi duke i aftësuar pjesëmarrësit se si behën lëvizjet në filmat e animuar. Po shoh që të rinjtë në Pejë kanë potencial për t’u marrë me këtë profesion.”

Si i vetmi festival në vend që i kushtohet prodhimtarisë së animacionit, shumë të rinj janë motivuar të bëhen vullnetarë në këtë ngjarje.

Në njërën nga netët e gjata të “Anibarit”, ka performuar edhe xhaz- këngëtarja e njohur, Elina Duni.

Edhe Forumi i Filmit të Shkurtër u hap rrugë dhjetë projekteve filmike në “DokuFest” Kulturë 3 j. më parë Forumi i Filmit të Shkurtër u hap rrugë dhjetë projekteve filmike në “DokuFest”

Ajo ka interpretuar për më shumë se një orë këngë nga albumi i saj më i ri, të cilin po e promovon në shumë qytete.

Filmat të cilët po prezantohen në këtë edicion të “Anibarit”, eksplorojnë mënyra të ndryshme të erotizmit, seksit dhe dëshirës.