Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Industria e filmit larg barazisë gjinore

Pejë, 16 gusht – Në kuadër të festivalit ndërkombëtar të animacionit “Anibar”, të mërkurën në Galerinë e Arteve u mbajt paneli me temën “Puna drejtë barazisë në industrinë e filmit”, me panelistet Luce Grocejan nga Franca, Arzana Kraja nga Kosova dhe Lora D’addazio nga Belgjika.

Krijimin e një vendi për diskutim të hapur mbi rëndësinë e arritjes së barazisë gjinore në industrinë e filmit, ka qenë synimi i këtij paneli. Diskutimi është fokusuar në identifikimin dhe shqyrtimin e boshllëqeve ekzistuese gjinore në industrinë e filmit në Kosovë, pengesat kryesore dhe arsyet për praninë e kufizuar të grave në industrinë e filmit, pavarësisht potencialit që kanë. Paneli u koncentrua gjithashtu në pabarazinë mes burrave dhe grave në role kyç në film, si regji, skenar e prodhim, sikurse edhe në strukturat vendimmarrëse në këtë industri.

Regjisorja Arzana Kraja ka thënë se fondet e Qendrës Kinematografike të Kosovës ndahen zakonisht në proporcion, pra gjysma e fondeve u kanë dhënë grave, herë më pak e herë më shumë.

“QKK e ka lënë të hapur konkurrencën e lirë. Por, pavarësisht se ka barazi në ndarjen e fondeve nga QKK-ja, ka dallime të mëdha brenda punës që bëhet, sepse ne femrave na fyejnë shumë më lehtë sesa meshkujt dhe ndihemi më keq gjatë punës”, ka thënë ajo. Sipas saj, motivacion femrat kanë motiv për t’u marrë me film, ka regjisore të zonja, madje, siç shtoi ajo, janë më të mira se meshkujt. Por, sipas saj, ka pak krijuese filmash të animuar, të shkurtër dhe dokumentarë.

Animatorja e re Flaka Kokolli ka thënë se ka fare pak femra që studiojnë animacionin edhe më krijuese të këtij zhanri.

Regjisorja e njohur franceze e filmave të animuar, Luce Grocejan, ka thënë se edhe në Francë ka probleme të njëjta me dallimet gjinore në industrinë e filmit.

Edhe Hollywoodi s’do të jetë i pranishëm në Cannes Kulturë 2 muaj më parë Hollywoodi s’do të jetë i pranishëm në Cannes

Këto paragjykime, regjisorja belge Lora D’addazio i sheh edhe te besueshmëria, ku, sipas saj, nuk pritet shumë prej grave që të marrin role të mëdha.

Në kinemanë tjetër në parkun “Karagaç” “Kinema Kubat”, gjithashtu të martën mbrëma nisi edhe gara e studentëve, dhe natën e parë janë shfaqur nëntë filma. Të mërkurën kanë vazhduar punëtoritë me krijuesit e animacionit, Thomas Johnson Volda dhe Ivana Boshnjak Volda, Lisa LaBracio, Karine Miralles, Tiziano Berber, Andrea Oberosler dhe Letizia Depedri. Po në ditën e dytë të “Anibarit”, në kinemanë “Jusuf Gërvalla” nisi programin special “Broken Hearts and Broken Bones: Animating Awkwardness”, me Aisha Madu nga Holanda (gjerësisht, sot në “Kohën Diutore”).