A mund të na ndihmojnë pikturat dhe vizatimet për t’u ballafaquar me pikëllimin? Historia e artit beson se ato mund të na japin krah. Nga klisheja në dru e Albrecht Dürerit në shekullin e 16-të për një engjëll të vrenjtur e deri te një mural protestues në Londër në fillim të këtij viti që i vishet Banksyt (që proklamon: “Nga ky çast dëshpërimi përfundon dhe taktikat fillojnë”), ekziston një traditë e fshehtë imazhesh që shpërfaqin melankolinë jo vetëm si dobësi të cilën e vuan dikush, por si një enigmë kriptike që mund të na brengosë nga brenga, shkruan sot Koha Ditore.
Posi një sudoku për shpirtin, të tilla nyje retinë si piktura e Lucas Cranach i Vjetri, “Melancholia” (1532), “Mary Magdalene” e Artemisia Gentileschit (1622-25) dhe ëndrra e braktisur e Giorgio De Chiricos te “Melancholy and Mystery of the Street” (1914) na shpëtojnë nga dëshpërimi që mund të përftohet teksa e zëmë mendjen me to. Këto vepra burojnë prej të njëjtit instinkt që ngacmoi dijetarin anglez të shekullit 17-të, Robert Burton, autor i vëllimit me ndikim mbi depresionin, “The Anatomy of Melancholy”, për të ngulmuar se “nuk ka shkak më të madh për melankolinë sesa kotësia, e as ilaç më të madh sesa puna”. Po ç’lloj pune? “Melankolia mund të tejkalohet”, përfundonte Burton, “vetëm përmes melankolisë”.
Për të vlerësuar sesi funksionon paradoksi, shqyrtojeni meditimin e famshëm të Dürerit “Melencolia I” (1514), për të cilin mund të thuhet se krijoi traditën në lëvizje. Në një klishe në dru, një engjëll vramuz me krahë, me pëllëmbën mbështetur mbi kokë, lëviz një kompas të pakuptimtë derisa gjithandej tij shtrihen simbole të papajtueshme. Se çfarë nënkupton e gjithë kjo, ky skaj i drejtë dhe çekan; këto dara dhe peshore; ajo shkallë dhe ato kapëse, temjanica dhe ora? Si duhet ta matim rëndesën metafizike të këtij polihedroni të ngathët që purteket në mes të veprës? A po vrenjtet ajo kafkë në pikesellët e vizatuar të fytyrës shumëdimensionale?
Për më tepër, çfarë duhet të bëjmë me Çerubin e shkurtër i cili, me sy të shuar, shkarravit në një rrasë të zbrazët, derisa është i ulur në majën e një grihe të hedhur në qendër të gravurës? A është ai një ylber që e shohim në largësi? Dhe poshtë tij, një kometë? Çfarë kanë të bëjnë këto gjëra dramatike me temën e “Melencolia”, siç proklamohet me krenari nga flamuri që valëvitet në qiell nga një lakuriq këlthitës? Në kohën e Dürerit mendohej se melankolia shkaktohej nga një mungesë drejtpeshimi të brendshëm – nga një tepri e “mërisë së zezë” (një prej katër “humoreve” misterioze që besohej, prej antikitetit, se përcaktonte dispozicionin e dikujt) – dhe lidhej me vjeshtën e planetin Saturn. Si duhet t’i faktorizojmë këto variabla në formulën tashmë mbytëse të të dhënave të pazgjidhshme?/Kelly Grovier