Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Identitetet e zemëruara

Refleksione mbi librin: “Identity – The Demand for Dignity and the Politics of Resentment”, të Francis Fukuyamas

Historia politike e shekullit XX lirisht mund të karakterizohet si një betejë konstante e demokracisë liberale me armiqtë e saj ideologjikë − fashizmin dhe komunizmin. Ky proces ndonëse i shoqëruar me shumë tensione, kthesa të befasishme, megjithatë arriti të përfundojë me fitoren e së parës mbi alternativat e saj ideologjike.

Oponentët e modelit liberal u diskredituan në rrjedhë e sipër. Fryma e shpërhapjes së “valëve të demokracisë” u vlerësua si një tendencë globale.

Lojaliteti ndaj vlerave liberale dhe demokratike, veçanërisht në botën perëndimore si forca dinamike dhe mbështetëse e këtij procesi, u proklamua si princip politik, normativ dhe universal. Nëse bota në vitin 1970 kishte vetëm 35 demokraci elektorale, kjo shifër në vitin 2000 arriti në 120. Statistika këto që padyshim krijonin bazë për optimizëm të arsyeshëm.

Avancimet sociale, ekonomike, kulturore dhe individuale u bënë disa nga indikatorët krucialë për t’i treguar përparësitë inherente të këtij modeli. Bota demokratike dhe liberale jo vetëm që gëzonte shkallë më të madhe të lirisë politike, por ajo ishte edhe më e kamur. Asgjë nuk e reflektonte këtë tezë më mirë sesa rasti i dy Gjermanive. Gjermania Perëndimore, për shkak se i takonte botës liberale gëzonte një superioritetit të hatashëm ekonomik, teknologjik dhe social në raport me Gjermaninë Lindore, e cila pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ishte inkorporuar në kampin lindor totalitar dhe komunist./ Afrim Kasolli e Alfred Marleku

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore