Prishtinë, 20 korrik - Humbja dhe kërkimi i një orientimi të përgjithshëm kohor në botën e kapitalizmit global, sfidat më urgjente të imponuara në mendimin kritik mbi atë se çka është a nuk është historike, ka qenë fokusi i filozofit, publicistit e kritikut kulturor Boris Buden, në ligjëratën e së martës në kuadër të edicionit të tretë të “Shkollës verore si shkollë”.
“Të humbur në kohë” ka qenë titulli i ligjëratës së tij. Sipas Budenit, nëse njerëzit dikur do të mundë ta kenë humbur historinë, sot vetë humbja e historisë është simptoma kryesore e çorientimit të tyre të përkohshëm. Në këtë kontekst, përmes ligjëratës së tij ai ngrehi pyetje mbi konceptin e të ashtuquajturës post-histori dhe e vuri në pikëpyetje nëse një gjë e tillë është ende e vlefshme. Ligjërata e tij, po ashtu, u fokusua në ndryshimet kohore që përplasen në periudhën e krizës së globalizmit neoliberal dhe një rendi të shpërbërë pas vitit 1989. Si shembull për këtë ka marrë ish-Jugosllavinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shoqëritë, njerëzit, kultura, format e prodhimit ekonomik ishin definuar me atë që quhet e lënë anash nga ajo që quhet komunizëm totalitar. Kjo ka krijuar një lloj vetëdijeje patologjike historike. Në një farë mënyre Lindja është definuar nga historia që duhet lënë anash. Në anën tjetër, Perëndimi është definuar si hapësirë johistorike, si hapësirë që është gjithmonë në kohë, që është një tjetër koncept i ahistorisë. Në momentin që komunizmi ka kolapsuar, në njërën anë ke historinë pa kuptim që duhet të lihet anash dhe në pjesën tjetër një hapësirë ahistorike, pa temporaritet historik, shoqëritë që nuk janë në kohë”, ka thënë Buden, tek ka ngritur pyetje sesi duhet historizuar nëse të dy hapësirat janë tërësisht të dehistorizuara (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.