Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Hoti i LDK-së reagon për 180 mijë eurot që u ndanë për një film

​Avdullah Hoti nga LDK-ja, që ka qenë edhe ministër i Financave, ka reaguar për ndarjen e 180 mijë eurove që i ka bërë Qeveria e Kosovës nga rezervat e shtetit për një film.

Ai nuk i jep vetes të drejtën të vlerësojë rëndësinë e filmit, por thotë se ekziston Qendra Kinematografike e Kosovës për këtë çështje.

Bëhet fjalë për ‘Iliria Film’, që ka parashtruar kërkesë në Ministrinë e Kulturës, për realizimin e filmit artistik ‘Lojë Jete’, koproduksion Kosovë- SHBA, e që për këtë ka kërkuar mjete financiare në vlerë 180 mijë euro.

Postimi i plotë i Hotit:

Me 12 shkurt 2019, Qeveria e PAN-it ndan 180 mije euro nga rezervat shteterore per nje film. Nuk i jap vetes te drejte te vleresoj rendesine e ketij filmi. Mund te jete i rendesishem per te dokumentuar te kaluaren e hidhur te popullit te Kosoves.

Por, ekziston ekziston Qendra Kinematografike e Kosoves qe sipas ligjit "është institucion publik qëndror për kinematografi me qëllim realizimin e politikave kinematografike për interesin publik dhe cdo vit organizon thirrje për subvencionimin e projekteve filmike."

Edhe Qeveria s’tërhiqet nga “Lojë jete”, produksioni merr 180 mijë euro Kulturë Qeveria s’tërhiqet nga “Lojë jete”, produksioni merr 180 mijë euro

Ne mbledhje te Qeverise duket nuk kane qene ne dijeni per kete vendim as zv.ministrja e Kultures qe ishte prezente.

Ligji per financat publike i percakton qarte rastet kur ndahen mjete nga rezervat.

Gjykojeni vete se cfare i thone kesaj menyre te shpenzimit te buxhetit.