Ekipi i filmit “Home”, i cili fitoi çmimin për Filmin më të mirë të shkurtër në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA në Britani, është kthyer në vendlindje.
Këtë ardhje e ka pritur ekipi i KTV-së direkt në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Vlen të theksohet se, ndonëse deklarativisht, shumë zyrtarë qeveritarë e kanë përgëzuar ekipin e filmit për këtë çmim, asnjë prej tyre nuk u panë në Aeroport.