Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Hazir Reka, fotografi që dokumentoi luftën

Kohën e luftës e ka përjetuar me aparat fotografik në duar.

Imazhet e luftës të shkrepura nga fotografi Hazir Reka, janë pasqyruar në vende të ndryshme të botës, derisa ai punonte për agjencinë botërore të lajmeve, Reuters.

Rrugëtimi i tij me fotografinë është shumë më i gjatë, ndërsa thotë se as koha e paraluftës nuk ishte e lehtë për të ushtruar këtë profesion, transmeton emisioni Express në KTV.

Rruga e vështirë e refugjatëve kosovarë ishte po ashtu, subjekt i fotografit që ka përcjellë përditshmërinë e tyre në çdo hap.

I gjendur në vende të ndryshme në mesin e shumë fotografëve të huaj, dokumentimi i asaj kohe për Rekën kishte qenë mjaft sfidues.

Edhe Fotografi që i shpërfaqi botës imazhet e ditëve të vështira në Kosovë Kulturë Fotografi që i shpërfaqi botës imazhet e ditëve të vështira në Kosovë

Protesta, arrestime, varrime e pamje të tjera tensioni, janë pasqyruar në fotografitë e tij.

Lidhja e tij me personazhet ka qenë përtej momentit të shkrepjes së fotografisë dhe shumë prej tyre, i ka kërkuar edhe pas përfundimit të luftës.

Shikimet e mpira dhe mungesa e komunikimit shpërfaqin atmosferën në autobusin që kthehej nga kampet e përqendrimit të Maqedonisë për në Kosovë.

Pamje të tilla lufte i kishin kaluar para syve edhe gjatë qëndrimit të tij në Irak, por thotë se me një intensitet ndryshe, i ka përjetuar ato në Kosovë.

Fotografia e tij nga koha e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës kishte zënë ballinën e gazetës “Guardian”.

Hazir Reka vazhdon të ngrijë në fotografi përditshmërinë e Kosovës, ndërsa njëjtë si ditët e luftës, edhe dita e Pavarësisë e kishte gjetur me aparat në duar, por me ndjenja të përziera.

Edhe “Liria” në Washington si kronikë rezistence, lufte e shtetndërtimi Kulturë “Liria” në Washington si kronikë rezistence, lufte e shtetndërtimi

Kohëve të fundit, ai është përqendruar në aspektin më artistik të fotografisë, ndërsa deri tani, fotografitë e tij janë ekspozuar në Kosovë, rajon e shumë vende të botës.

Hazir Reka tani synon ta realizojë një libër më voluminoz me fotografi që simbolizojnë rrugëtimin e vendit.