Pierre Hassneri, i cili këto ditë u nda nga jeta, ishte njëri nga intelektualët e shquar francezë sa për botimin e veprave të çmuara nga fusha e filozofisë politike aq edhe për angazhimet e shumta të tij rreth çështjeve ku shpërfaqeshin format ekstreme të dhunës.
Titujt e librave të tij, të botuar në Evropë dhe në ShBA, emërtojnë problemet me të cilat ishte i preokupuar si “Dhuna dhe paqja I”, “Nga bomba atomike deri te pastrimi etnik” (La Violence et la Paix. De la bombe atomique au nettoyage ethnique, Paris, Le Seuil, 2000).
Kurse vëllimi i dytë kishte për titull “Terrori dhe Perandoria” (La Terreur et l'Empire. La violence et la paix II, Paris, Le Seuil, 2003). Të përmendim edhe librin e tij të fundit “Revanshi i pasioneve: metamorfozat e dhunës dhe krizat politike” (La Revanche des passions: métamorphoses de la violence et crises du politique, Paris, Fayard, 2015)...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)