Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Harmonia...” e Sislej Xhafës në Pallatin Presidencial të Romës

Sislej Xhafa ka dërguar tualetet mobile brenda Pallatit Presidencial në Romë. Katër sosh janë vendosur brenda objektit të njohur italian. Artisti kosovar me nam botëror i ka prezantuar ato nën emrin “Whisper Harmony”.

Vepra “Harmonia e shushuritjes”, siç e ka përkthyer vetë artisti, është pjesë e ekspozitës kolektive e hapur të hënën në Romë, në prezencë edhe të presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, e ministrit italian të Kulturës, Dario Franceschini. Ekspozita kolektive është kuruar nga Anna Mattirolo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pallati “Quirinal” është ndërtesë historike, një nga tri rezidencat zyrtare aktuale të presidentit të Republikës Italiane, bashkë me “Villa Rosebery” në Napoli dhe “Tenuta di Castelporziano” në Romë. Ka qenë nikoqir i tre papëve, katër mbretërve dhe dymbëdhjetë presidentëve italianë. Shtrihet në një sipërfaqe prej 110 mijë e 500 metrash katrorë dhe është pallati i nëntë më i madh në gjithë botën.

Në muajin dhjetor vepra e Xhafës do të udhëtojë drejt Kinës. Më 2018 “Harmonia...” e Xhafës do të ekspozohet në Pekin dhe Havana (gjerësisht,m sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.