Sonte përfundon festivali “Mirëdita, dobar dan!” me ekspozitën e Eliza Hoxhës, e cila tri fotografi të saj i ka riprintuar pasi origjinalet së bashku me katalogët i janë ndalur në kufirin Kosovë – Serbi ditë më parë.
Me këtë rast tri fotografive të riprintuara, që po ekspozohen, ajo iu ka shtuar edhe mbishkrimin “origjinalet mund t’i gjeni në kufi”, raporton Koha Ditore.

Ekspozita e saj “Midis Ëndrrave dhe Realitetit” është hapur në “Dorcol Platz” në Beograd.
Hoxha ka deklaruar se këto janë tregime të njerëzve që e duan jetën.
“I takoj gjeneratës që jemi nxjerrë nga jeta institucionale. Kjo ekspozitë është një lloj përshkrimi i jetës sime. Fotografitë janë shkrepur gjatë viteve të ’90-ta. Janë tregime të njerëzve që e duan jetë. Katalogët janë në kufi së bashku me tri fotografi, që i kemi sjellë prapë këtu”, ka deklaruar ajo.


-
Përfundon ekspozita e Eliza Hoxhës në Beograd, riprinton tri fotografi të ndaluara në kufi
-
“Midis ëndrrës...” e përball publikun e Beogradit me realitetin kosovar të viteve ‘90
-
YIHR: Censura e Serbisë me fotografitë e Eliza Hoxhës përkeqëson raportet mes dy popujve
-
Eliza Hoxha rrëfen në hollësi për trajtimin nga kufitarët serbë
-
“Mirëdita, dobar dan!” nxit protesta një ditë para ceremonisë hapëse