“Kur ju shohim ju villni, ne jemi mirë”. Kjo deklaratë kumbon zëshëm dhe qartë kur e këndon grupi i muzikës punk-rock, “Feine Sahne Fischfilet” apo FSF.
Bendi nga Rostocku ka mospëlqime të mëdha nga neonazistët dhe radikalët e krahut të djathtë. Gjashtë muzikantët performojnë kurdo dhe kudo që ata e shohin të arsyeshme të kundërshtojnë ekstremizmin djathtist, shrkuan Koha Ditore.
Qasja e tyre: konfrontim i plotë. Tekstet e tyre tingëllojnë si dhunë, protestë dhe inat, të gjitha të gërshetuara në një. Deri para tre vjetësh ata kanë qenë në listën e Agjencisë së Inteligjencës të Shtetit të Mecklenburg, në Pomeranian Perëndimore: bendi kinse cilësohej “kundër shtetit në mënyrë eksplicite”, me qëllim të shpërbërjes së strukturave shtetërore të cilat e shohin dhunën si një “opsion legjitim për aksion në konflikte me kundërshtarët politikë”.
Me fjalë të tjera, FSF i ka të gjitha që i nevojiten një bendi punk-rock. Bendi është themeluar në Greifswald afër Rostockut në vitin 2007. Ai rajon për një kohë të gjatë ka qenë bastion i ekstremistëve të krahut të djathtë, pa u brengosur që t’i shprehin opinionet e tyre. Protestat raciste në Rostock – Lichtenhagen në vitin 1992 u bënë lajm në tërë botën. Por djemtë e FSF-së me ngulm e distancuan veten nga djathtistët./Silke Wünsch/Deutsche Welle
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Kaos në Gjermani, protestuesit anti-AfD përplasen me policinë
-
Mijëra njerëz protestojnë në Gjermani kundër AfD-së së ekstremit të djathtë
-
Qindra policë gjermanë bastisin grupe kriminale të të rinjve neonazistë në 12 shtete
- “Shok” në Berlin*
-
“Manifesta” i shndërron në galeri të përkohshme kishat jofunksionale në Gjermani