Argumente dhe fakte shtesë ka sjellë profesori i së drejtës ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, rreth demarkimit të vijës kufitare të Kosovës dhe Malit të Zi.
Në ribotimin plotësues “Kufijtë në dëm të shqiptarëve”, profesori Gruda, u përgjigjet pyetjeve të shumta rreth demarkacionit më Malin e Zi, duke sjellë harta të reja në librin që është prodhim i botimeve “Koha”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProfesori Gruda, përmes këtij vëllimi vazhdon të insistojë se sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk është vetëm kriteri kadastral kusht për demarkimin e kufirit, transmeton emisioni Express në KTV.
Gruda, tutje tregoi shembuj se si janë të definuar kufijtë në mes shteteve evropiane, ndërkohë theksoi se “Kufijtë në dëm të shqiptarëve”, duhet të jetë referencë për Ministrinë e Punëve të jashtëm të Kosovës, sa i përket demarkacionit të kufirit Kosovë-Mali i zi.
Se a është marrëveshja me Malin e Zi thjesht rezultat i defekteve profesionale të politikanëve kosovarë dhe a është e shantazhuar Kosova me procesin e demarkacionit? Përgjigjet mund t’i gjeni në ribotimin plotësues “Kufijtë në dëm shqiptarëve” që është e stampuar në stendën e Panairit ndërkombëtar të Librit që po mbahet në Prishtinë.