Prishtinë, 6 shtator - Vepra “The Wall” (Muri) e Agim Salihut është vlerësuar në mesin e veprave të 300 artistëve nga e mbarë bota.
Në ekspozitën ndërkombëtare të hapur të shtunën në Cologne të Gjermanisë, të titulluar “International Enter Into Art”, vepra e profesorit universitar, Salihu, ka marrë çmimin e tretë. Veprat në garë kanë qenë krijime nga artistë të 51 shteteve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Kina, Australia, Franca, Britani e Madhe, Suedia e të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në kohën kur ndër temat më të përfolura në Kosovë, ishte muri i ndërtuar në Mitrovicën Veriore, e kur presidenti amerikan Donald Trump ka fituar zgjedhjet duke e radhitur si premtim ndërtimin e një muri midis SHBA-së dhe Meksikës, Salihu ka marrë vëmendje me grafikën e realizuar më 2014... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Harmonia e diversiteti artistik në veriun e tensioneve të vazhdueshme
-
Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit hap dritaret e artit elitar
-
Akuarele nga 70 vende të botës bashkohen në Prishtinë
-
Thaçi: Rrëzimi i Murit të Berlinit, rënie e Perdes së Hekurt e bashkim i Gjermanisë
-
Dita e Bashkimit të Gjermanisë shënohet edhe në Kosovë