Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Golden Globes” në të zeza kundër skandaleve të Hollywoodit

U deshën vetëm katër minuta që Harvey Weinstein të fishkëllehet në dielën mbrëma në edicionin e 75-të të “Golden Globes”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aty kupola e Hollywoodit shfrytëzoi ceremoninë që të insistojë në qëllimin për reformim të vetvetes – pjesën që ngacmimet ndaj grave më nuk do të tolerohen, se kultura e heshtjes që u mbështet dhe hesht për burrat si Weinstein ka marrë fund, se gratë dhe burrat do të paguhen njësoj.

Seth Meyers, si nikoqir i ceremonisë, në mënyrë direkte tha se “elefanti nuk është në dhomë”, kur nisi transmetimi në NBC, duke shtuar “mirëmbrëma zonja dhe zotërinjtë që keni mbetur!”.

“Një epokë e re po zhvillohet”, vazhdoi ai, “dhe mund ta them këtë sepse janë bërë vite qëkur një njeri i bardhë ka qenë kaq nervoz në Hollywood” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)