Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gjini insiston se ndërtimet përreth kullës së Sylejman Vokshit s’e cenojnë monumentin, opozita në alarm

Kulla e Sylejman Vokshit në Gjakovë, mund të rrethohet me ndërtime të larta.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka kërkuar shfuqizimin e vendimit që kishte shpallur parcelat përreth kullës të interesit të veçantë.

Por, këtë e kanë kundërshtuar në asamblenë komunale, për të tretën herë radhazi, partitë opozitare, raporton KTV.

Sipas tyre, nuk mund të lejohet shkatërrimi i trashëgimisë kulturore për të ndërtuar objekte banesore për përfitime të njerëzve të afërt me pushtetin.

Përveç kësaj, ndërtimi eventual i banesave është në kundërshtim me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Njohësit e trashëgimisë kulturore thonë se ka kohë që nga komuna kanë kërkuar mbrojtjen e kësaj kulle, e jo shkatërrimin e saj.

Edhe Ministria konstaton se Komuna e Gjakovës rrezikon Kullën e Vokshit Kulturë Ministria konstaton se Komuna e Gjakovës rrezikon Kullën e Vokshit

Por, kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka një tjetër sqarim.

Megjithatë, vendimi që mundëson ndërtimin në këtë zonë do të jetë sërish në rend të ditës, në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal, të cilën, partitë opozitare kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë.