Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Kulturës për vitin 2016.
Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 137 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 15 320; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e Fëmijëve “Dodona” ishte 253 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 25 540; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin “Oda” ishte 80 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 25 461.
Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 32, ndërsa numri i vizitorëve ishte 14 582.
Numri i filmave të shfaqur në kinemanë ABC ishte 62, prej tyre 6 filma vendorë dhe 56 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 38 300; numri i filmave të shfaqur në kinematë Doku-Kino dhe DOKUFEST ishte 307, prej tyre 39 filma vendorë dhe 268 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 23 258.
Fondi i librave në biblioteka ishte 1 793 073, ndërsa numri i lexuesve ishte 278 201.
Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 64, ndërsa numri i vizitorëve ishte 104 935.
Për më shumë informata, lidhur me publikimin“Statistikat e Kulturës, 2016” vizitoni këtë link.