Filmi debutues i More Raçës, “Galaktika e Andromedës” fiton çmimin “Glocal in Pogress” në kuadër të festivalit ndërkombëtar të San Sebastianit, në Spanjë, bën të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një njoftimi për media, transmeton Koha.net.
Filmi Galaktika e Andromedës ka për subjekt Shpëtimin, një baba të vetëm, mbi të cilin rëndojnë problemet sociale dhe dilema të mbetet apo jo kujdestar i vajzës së tij.

Me rastin e marrjes së çmimit regjisorja u shpreh se “Filmi është pritur jashtëzakonisht mire nga producentët dhe kompanitë më prestigjose të filmit. Jemi shumë të kënaqur nga kjo pjesëmarrje, është një konfirmim i madh për vlerën e filmit dhe rrugëtimin e suksesshëm në festivale.”
Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena me producent Sunaj Raçën, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Linku zyrtar i San Sabebastianit: https://www.sansebastianfestival.com/2019/sections_and_films/glocal_in_progress/7/675156/in