Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Fuqia politike e përkthimit

Kur Angela Merkel i hapi kufijtë për refugjatët në gushtin e 2015-s, verës qëllova në Berlin. Për ditë të tëra, vetëm shikoja lajme dhe lexoja për familjet siriane dhe refugjatët e tjerë që vërshonin stacionet gjermane të trenit. Një vit më vonë, u zhvendosa në Berlin, e etur për të bërë çfarëdo qoftë si vullnetare për të mirëpritur refugjatët. Iu bashkova një klubi vullnetarësh me gjermanët e të huaj – por si fillestare, më shumë po u nxirrja telashe sesa po u ndihmoja organizatorëve.

Bëra përpjekje të kota për ta mësuar arabishten prej një libri të “Living Language”. Kishte kohë të gjatë prej se isha marrë me përkthim librash dhe materialesh arkivore, dhe kështu nuk e kisha entuziazmin e dikurshëm.

Kishte dhjetëra e mijëra refugjatë vetëm në Berlin, kështu çfarë mund të bënte një njeri i vetëm? Asnjëherë nuk më ka rastisur që puna ime si përkthyese veprash letrare – ndër të tjera edhe nga italishtja në anglisht – që lidheshin me kauza politike me të cilat merresha me të madhe...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)