Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Fotografia është bota ime

Osman Demiri ka diplomuar në Fakultetin Filologjik në Shkup. Jeton në Gostivar. Ka specializuar në shkollën e fotografisë “John Kaverdash School”, në Milano.

Studimet postdiplomike në Histori të Artit, Film dhe Arte Audiovizuale i ka mbaruar në Universitetin e Tetovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në karrierën e tij të deritashme është paraqitur në mbi 60 ekspozita kolektive në Maqedoni dhe jashtë saj. Ka bashkëpunuar me shumë revista e gazeta në hapësirën shqiptare.

Demiri është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Jeta, një gjysmë buke e dhuruar nga natyra, të cilën e mban nën sqetull dhe ecën rrugës duke e kafshuar i vetëdijshëm se, sado që ta kursesh, një ditë do të harxhohet.

Arenë ose fushëbetejë në të cilën ka vetëm fitues të përkohshëm, të cilëve u shkrep fati në ndonjë moment të caktuar dhe në fund mund të mbetesh i kënaqur nëse emri mbetet i shkruar në ndonjë cep të saj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)