Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Flaka e Janarit” në pritje të mbështetjes nga institucionet qendrore

Njësia për Kulturë e Komunës së Gjilanit u është adresuar Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Financave me kërkesë për ta financuar manifestimin kulturor “Flaka e Janarit 2018”. Ky organizim tradicional është paralajmëruar të nisë më 11 janar dhe shpenzimet llogaritet se arrijnë afro 40 mijë euro.

Kujtim Shahiqi, udhëheqës i Njësisë për Kulturë, në mbledhjen e Bordit të drejtorëve, që është mbajtur të enjten ka deklaruar se shpresojnë që Ministria e Kulturës apo Ministria e Financave do ta financojë një pjesë të shpenzimeve për këtë manifestim, ku pritet të marrin pjesë artistët nga trojet shqiptare.

Ka kujtuar se edhe më herët kanë kërkuar mbështetje financiare nga MKRS-ja, por nuk kanë marrë përgjigje pozitive. Shahiqi ka deklaruar se kanë kontaktuar edhe me firmat private, të cilat kanë shprehur interesimin e tyre që të participojnë me mjete...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.