Më 29 nëntor do të nisë Festivali Ndërkombëtar i Filmit Horror në Sidnej të Australisë , dhe pikërisht filmi i parë shqiptar i zhanrit horror do të hapë këtë edicion, projekt filmik që është realizuar nga produksioni australian “Kastlefilms” e me regji të Steven Kastrissios, shkruan KultPlus.
“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar.
Për këtë film që flitet shqip, ku me rolet e tyre luajnë aktorët: Suela Bako, Ilire Vinca, Gëzim Rudi, Emiljano Palali, Alesia Xhemalaj, do të flitet edhe në këtë festival, ku të pranishmit do të kenë rastin të dëgjojnë edhe rrëfimin e regjisorit, mbi realizimin e këtij projekti. Film deri më tash ka fituar katër çmime ndërkombëtare në festival të ndryshme.