Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filmi i animuar ka filluar të bëhet atraktiv në Kosovë

Duke u sinkronizuar me lëvizjet e personazheve të filmit të animuar “The Lion King”, interpretimi i Korit “Halit Kasapolli” ka hapur aktivitetet për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Animacionit në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë.

I konsideruar si një formë e artit naiv, filmi i animuar viteve të fundit në Kosovë ka filluar të bëhet atraktiv nga punëtoritë e organizuara nga Festivali Ndërkombëtar, “Anibar”.