Pasi është prezantuar si moderatore e diskutimit menjëherë pas shfaqjes së dokumentarit “Ferdonija”, Ardiana Gashi është detyruar ta lërë për pak minuta sallën. Është emocionuar fort pasi ka parë dokumentarin që shpalos jetën e nënës gjakovare, Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur në luftë bashkëshortin dhe katër djemtë, shkruan sot Koha Ditore.
Gjithçka nis me Qerkezin tek fle e vetmuar e përfundon me një skenë të ngjashme. Përballë të pranishmeve në teatrin “Dodona”, dokumentari me regji të Gazmend Bajrit dhe Shkurta Dautit ka shpalosur një ditë të Qerkezit në Shtëpinë-Muze ku jeton e vetme qysh prej pjesës së parë të vitit 1999, kur familjarët e saj u morën nga forcat serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Teksti i plotë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
{gallery}