Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Fëmijëria e Hemonit në Sarajevën e paraluftës

Kur Aleksandar Hemon, shkrimtari i lindur në Bosnjë, evokon fëmijët problematikë, që e rrihnin atë dhe shokët e tij nëpër rrugët e Sarajevës së viteve shtatëdhjetë, ai tregon edhe për hakmarrjet e tyre – për shijen e ëmbël të nxjerrjes së hakut dhe ndjesinë e fitores. 

Një prej fëmijëve ngacmues, të cilin e kishte zënë në pritë një tinejxher më i madh, gjatë vrapit e kishte humbur njërën prej atleteve, tjetrit ia kishte vjedhur çantën njëri prej shokëve të Hemonit, shkruan sot Koha Ditore.

Pikërisht këto objekte kanë zënë rrënjë në kujtesën e Hemonit, duke bartur me vete peshën e turpërimit të ngacmuesve; humbja e çantës apo këpucës natyrisht se do t’u nxirrte telashe me prindërit. Në vëllimin e tij dypjesësh autobiografik, “My Parents: An Introduction/This Does Not Belong to You”, Hemon imagjinon ndjesinë e panikut të atyre fëmijëve që e kishin ngacmuar, duke u identifikuar në mënyrë kompulsive me ta. 

“Dhembshuria është gjë e tmerrshme, të verbon aq sa nuk mund t’i gjykosh drejt njerëzit dhe veprat e tyre të tmerrshme”, shkruan Hamon. “My Parents: An Introduction/This Does Not Belong to You” ka dy ballina, dy tituj dhe dy faqe me të drejtat autoriale. Prej dy gjysmave, “My Parents” është e shkruar në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe konvencionale...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)