Edicioni i tetë i festivalit “FemArt” do të realizohet më 15 deri më 20 tetor në Prishtinë, kanë njoftuar organizatorët.
Në një komunikatë për media është bërë e ditur që motoja e edicionit për vitin 2020 është “Solidariteti dhe Qëndrueshmëria”.
“Solidariteti si parim i mbështetjes së ndërsjellë në mes grave dhe vajzave, artisteve dhe aktivisteve që punojnë për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Qëndrueshmëria si aftësi për t’i bërë ballë fatkeqësive, traumave dhe sfidave duke u ngritë në këmbë sa herë rrëzohemi e duke e ngritë zërin sa herë që mundohen të na heshtin”, thuhet në komunikatë.
Njoftimi vë në pah se si pasojë e pandemisë, koncepti dhe formati i edicionit 2020 ka ndryshuar.
Artikuj të ngjashëm
-
FemArt sivjet vjen me moton “nga revolucioni në evolucion”
-
“FemArt” në edicionin e shtyrë pyet për fuqinë e grave
-
Arti dhe angazhimi feminist përmes motos “Motërzimi: N’Kohë Lufte dhe Paqe” sjellin edicionin e 12-të të Femart nga datat 25-30 Shtator
-
“Nga Revolucioni në Evolucion” 10 vjet me FemArt Festival
-
Shtyhet “FemArt” për shkak të situatës me pandemi