Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Fausti” i Gjermanisë shpallet më i miri në Bienalen e Venecias

Juria në përbërje të Manuel J. Borja-Villel, kryetar dhe anëtarët Francesca Alfano Miglietti , Amy Cheng, Ntone Edjabe dhe Mark Godfrey ka ka vendosur që “Luani i Artë” që është çmimi kryesor i Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, t’i takojë Gjermanisë.

Artistja Anne Imhof, që përfaqëson këtë shtet nëpërmjet instalacionit “Faust” në hapësirën ekspozuese “Giardini” ia ka dalë të triumfojë në ngjarjen më të madhe të artit bashkëkohorë në botë, raportojnë gazetarët e Grupit Koha në Venecia, Shaban Maxharraj dhe Edona Shala.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

“Faust” që ka për kuratore Susanne Pfeffer përbëhet nga xhama që kanë ngritur dyshemenë në një nivel tjetër. Nën dysheme, krahas gjësendeve të vendosura lëvizin edhe njerëz përderisa qentë lehin jashtë mureve të pavijonit. Kësisoj vepra zgjon kërshëri të madhe për vizitorët, interaktiviteti midis tyre dhe instalacionit është tejet i madh.

Më shumë detaje rreth veprës fituese të Bienales dhe mirënjohjes që mori Petrit Halilaj do të mund të lexoni në Koha Ditore dhe në edicionet speciale të KTV-së.

Në videon më poshtë mund të shikoni performancën e pavijonit gjerman në Venecia.