Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Eurovisioni” refuzon këngën e Bjellorusisë për tallje politike

Bjellorusia u bë shteti i fundit në “Eurovision” që nxiti tërbim me këngën e saj. Kritikët kanë thënë se kënga është propagandë për presidentin Lukashenko. Organizatorët kanë thënë se kënga duhet të ripërpunohet ose Bjellorusia do të diskualifikohet. Kënga, e cila përmban vargje të tilla si “unë do të të mësoj të kalosh limitin” dhe “unë do të të mësoj të gëlltitësh karremin”, ka sjellë reagime të ashpra nga njerëz të opozitës. Grupi është i njohur për talljet me protestat masive kundër presidentit autoritar Alexander Lukashenko, të cilat janë shoqëruar me masa të dhunshme që nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale në gusht të vitit 2020

(DW) – Kriza e vazhdueshme politike në Bjellorusi është përhapur edhe në edicionin e sivjetmë të konkursit të këngës “Eurovision” me këngën në garë për vitin 2021, që është buzë diskualifikimit.

Pas presionit në rritje nga ligjvënësit evropianë dhe nga kritikë të tjerë, Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU) njoftoi këtë javë se bendi bjellorus “Galasy ZMesta” nuk do të lejohet të marrë pjesë në ngjarjen e popullarizuar në Roterdam, në fund të majit nëse nuk e modifikon ose largon këngën kontroverse ruse "Ya Nauchu Tebya" (Unë do të të mësoj).

Kënga, e cila përmban vargje të tilla si “unë do të të mësoj të kalosh limitin” dhe “unë do të të mësoj të gëlltitësh karremin”, ka sjellë reagime të ashpra nga njerëz të opozitës. Grupi është i njohur për talljet me protestat masive kundër presidentit autoritar Alexander Lukashenko, të cilat janë shoqëruar me masa të dhunshme që nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale në gusht të vitit 2020. Grupet e të drejtave kanë thënë se më shumë se 33 mijë njerëz janë arrestuar në protesta.

"U konkludua se kënga vë në diskutim natyrën jopolitike të konkursit", ka thënë EBU-ja në një deklaratë të enjten. "Për më tepër, reagimet e fundit ndaj këngës së propozuar rrezikojnë të ngjallin morespekt ndaj reputacionit të ESC-së”.

“Poshtërimi i opozitës” dhe Perëndimi

Edhe Eurovisioni vendos përfundimisht: Bjellorusisë i ndalohet pjesëmarrja këtë vit Kulturë Eurovisioni vendos përfundimisht: Bjellorusisë i ndalohet pjesëmarrja këtë vit

Në shikim të parë teksti - i vendosur në kitarë të stilit të viteve '80, me daulle dhe muzikë mbështetëse - nuk duket qartazi politik. Disa kanë thënë se fjalët aludojnë në një marrëdhënie BDSM. Sidoqoftë, shumica e kritikëve kanë thënë që kënga përbuz lëvizjen opozitare, protestat e saj të vazhdueshme dhe Perëndimin, që Qeveria e Lukashenkos e ka akuzuar për orkestrimin e demonstratave. Duke saterizuar kërkesat e opozitës, udhëheqësi i grupit, Dmitry Butakov, këndon: "Bota e lirë nuk mund të ndalet, kundërshtuesi i dalë nga moda e i padenjë duhet të shkojë".

Gjatë këtyre ditëve kënga ka marrë rreth 5 mijë e 800 pëlqime - dhe më shumë se 40 mijë mospëlqime dhe komente të zemëruara - në faqen zyrtare të “Eurovisionit” në YouTube, me më shumë se gjysmë milioni shikime. Që atëherë është hequr nga faqja.

"Ishte e pritshme, e kuptueshme", i tha Butakov agjencisë së lajmeve “Reuters”. "Unë mendoj se kënga jonë është në përputhje me rregullat. Janë ata që mendojnë se nuk është kështu". Transmetuesi shtetëror i Bjellorusisë deri më tani nuk ka komentuar këngën ose vendimin e “Eurovisionit” për ta diskualifikuar atë nga gara.

"Kam përshtypjen se ata po e poshtërojnë opozitën", ka thënë eksperti i “Eurovisionit” Irving Wolther. "Tekstet e grupit mund të lexohen në këtë mënyrë, veçanërisht pasi grupi ka nënvlerësuar dhe ka tallur opozitën në të kaluarën". Ai është i sigurt se kënga u drejtohet bjellorusëve pasi që ajo shumë vështirë mund t’u pëlqejë evropianëve.

Gjithashtu, shumë nga këngët e tjera të grupit përqeshin opozitën dhe stilin e jetës perëndimore në përgjithësi, duke konfirmuar se pikëpamja e tyre politike është plotësisht pro-Lukashenko. Grupi u themelua në pranverën e vitit 2020.

Në ueb-faqen e bendit, muzikantët kanë shkruar se "u frymëzuan nga zgjedhjet dhe çmenduria që pasoi". Një nga meloditë e tyre, "Kënga e një gruaje", (A Wife’s Song) përqesh figurën kryesore të opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila jeton në mërgim në Lituaninë fqinje. "Flutist", nga ana tjetër, bën shaka me udhëheqësen e burgosur të opozitës, Maria Kolesnikova. Në këngët e tjera, “Galasy ZMesta”, përqesh të tjerët, mes tyre homoseksualët dhe vegjetarianët.

Simpatia e bendit për Lukashenkon vërehet edhe në logon e cila ka shkronjat me të kuqe dhe jeshile - një aludim i mundshëm i flamurit shtetëror që ka të njëjtat ngjyra. Grupi madje i shfaq këto ngjyra në videot e tij. Në anën tjetër, mbështetësit e opozitës së Bjellorusisë kanë pranuar një flamur me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe.

Kjo nuk është hera e parë që vendet janë përpjekur të përdorin “Eurovisionin” për të përcjellë mesazhe politike. Në vitin 2009, Gjeorgjia - një tjetër ish-republikë sovjetike – paraqiti këngën “We Don’t Wanna Put In”. Shumë njerëz e interpretuan titullin si një kritikë ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke parë në të një aludim për luftën pesëditore midis Gjeorgjisë dhe Rusisë në vitin 2008. Kur “Eurovisioni” i bëri thirrje Gjeorgjisë të riemërtonte ose zëvendësonte këngën, vendi refuzoi dhe grupi u përjashtua nga gara.

Edhe Eurovisioni ndalon pjesëmarrjen e Bjellorusisë me këngën “I will teach you” Botë Eurovisioni ndalon pjesëmarrjen e Bjellorusisë me këngën “I will teach you”

Në vitin 2015, Armenia paraqiti këngën "Don’t Deny", që aludonte në dëbimet dhe vrasjet masive të Armenisë nga ish-Perandoria Osmane. Konkurrentët në “Eurovision”, Turqia dhe Azerbajxhani, e morën si fyerje. Organizatorët e konkursit e panë këngën si politikisht të ngarkuar, por megjithatë e pranuan atë. Armenia, në një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet, më vonë ndryshoi titullin në "Face the Shadow.

Në vitin 2016, këngëtarja Jamala e Ukrainës interpretoi këngë "1944", që tregon historinë se si tatarët e Krimesë u dëbuan nën regjimin sovjetik. Disa e krahasuan me aneksimin e Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, dhe kënga e performanca dramatike e Jamalës goditën një nerv në Evropë. Ajo ia doli të jetë kënga fituese e vitit 2016.