Një hapësirë mikpritëse i pret vizitorët në “Muzeun e Shtëpive” në Londër. Është pamja e një dhome që shfaq sesi në vitet ’70 ishte dekoruar një shtëpi e një familjeje afrikano-karaibe në kryeqytetin britanik gjatë shekullit XX.
Kuruar nga Michael MCMillan, akademiku dhe artisti britanik, dhoma shfaq objektet që zakonisht janë vënë për Krishtlindje – duke përfshirë suvenire nga Karaibet. Për këtë ekspozitë, “Muzeu i Shtëpive” është duke festuar kulturën e pasur të festave. Në një hapësirë tjetër shihet hapësira e stilit perëndimor-indian që përshtatet me dekorimet e popullarizuar në Britani gjatë të ’70-ave. Një tjetër hapësirë edhe dhoma e periudhës viktoriane (1837-1901), një periudhë që kishte përjetuar një ringjallje të shpirtit festiv e që ngjason me festimet e sotme. “Krishtlindjet kanë pamje të ndryshme varësisht nga periudha”, ka thënë Vanessa Meade, kuratorja e përgjithshme e kësaj ekspozite.
“Kështu në vitet ‘60 ka festa të zhurmshme, shtëpitë janë të zbukuruara të gjitha dhe është me të vërtetë një kohë dedikuar argëtimit. Më vonë janë vitet ‘70 kur është një periudhë me e qetë dhe festimet janë me të pakta dhe më vonë arrijmë të dhoma viktoriane, ku ka ringjallje të Krishtlindjeve dhe shumë nga traditat e sotme vijnë nga kjo periudhë, si pema e krishtlindjes dhe kartolinat”, ka thënë ajo.
Sidoqoftë, kjo ndryshon me fillimin e Luftës së Parë Botërore dhe me humbjen e më të dashurve dhe me ndarjen me ta. Kështu, dhoma që përshkruan vitin 1915 tregon sesi familjet mundohen që të festojnë fundin e viti, pavarësisht kohëve të vështira.
“Megjithatë, ne përsëri shohim disa tradita që vazhdojnë si pema e krishtlindjeve”, ka thënë Meade. Vizitorëve në veçanti po u pëlqen shumëllojshmëria e hapësirave.
“Mund të shihni që ka shumë gjëra mulitnacionaliste në dhomë dhe në piktura, kishte shumë anglicizëm në vitet ‘70, por ngjyrat ishin shumë ndryshe dhe vura re lule të vendosura në tavolinë e që më kujtojnë ditët indiane të atëhershme. Kishte shumë gjëra për të parë”, ka thënë vizitorja Debbie Taylor-Russell. E të tjerët u lidhën me historitë që tregoheshin përmes dekorimeve.
“Ju merrni një pamje të asaj sesi njerëzit kanë jetuar, sesi janë lidhur me rrënjët e tyre, prejardhjen e tyre dhe sesi janë lidhur me jetën në Angli. E dini sesi ata kanë sjellë shtëpinë e tyre në një vend të huaj, dhe mendoj se kjo është shumë fasionuese. Si një i huaj që jam edhe vetë, mendoj se kjo është shumë interesante”, ka thënë Andrea Nuccetelli, një tjetër vizitore. Ekspozita “E kaluara e Krishtlindjeve” në “Muzeun e Shtëpive” do të jetë e hapur deri më 9 janar të vitit të ardhshëm.