Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Edicioni i 17-ë i festivalit “Hardh Fest” vjen me shumë risi

Festa e Vjeljes së Rrushit - Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 50 mijë vizitor nga mbarë bota.

Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2018” do të mbahet në datën 7, 8, dhe 9 shtator, në Rahovec, transmeton Koha.net.

Ky edicion, do të organizohet nën patronatin e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit, dhe partnerëve të festivalit.

“Hardh Fest” këtë vit do të sjellë shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se kurrë më parë.

Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit, “Hardh Fest”, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës së Rahovecit, vertarisë, rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural në Kosove.

Gjithashtu, “Hardh Fest” ka për qëllim të ruaj traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarinë, verën dhe enologjinë, promovimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve, në të gjithë zinxhirin prodhues, si dhe mundësi për promovimin e turizmit rural të Komunës së Rahovecit në Kosovë, rajon dhe mbarë botën.