Kur George Washington arriti në Philadelphia më 1787 për të marrë pjesë në Konventën Kushtetuese, vizita e tij e parë ceremoniale ishte në shtëpinë e re të zgjeruar të Benjamin Franklinit.
Në biografinë e tij të përbashkët ku ata quhen “heronjtë më të vlerësuar” dhe “dy autorët e pazëvendësueshëm të pavarësisë amerikane”, historiani Edward J. Larson spekulon se Washingtoni më tepër ka shëtitur sesa që ka udhëtuar me karrocën e tij nga shtëpia ku po qëndronte, për shkak se udhëtimi do të sillte edhe skllavin e tij që shoqëronte njeriun që muaj më parë ishte zgjedhur president i Shoqërisë për Promovimin e Ndalimit të Skllavërisë.
Franklini dhe Washingtoni ishin dy themelues që dinin të bënin ekipe. Madje Franklini shkroi një autobiografi rreth temës si të bësh miq e të ndikosh në njerëz, përderisa Washingtoni bëri revolucion me këto. Qasja e Larsonit nuk është të krijojë një rrëfim miqsh, por të japë një studim liderësh për të treguar sesi dy personalitete të ndryshme sajonin partneritete.
“Për të qëmtuar bashkëpunimin e tyre historik, ky libër gjurmon historinë e tyre të përbashkët në biografinë duele që vë në pah lidhjet mes tyre”, shkruan ai... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
- Në 250-vjetorin e pavarësisë të rikujtohet se pa Amerikën as Evropa s'do të ishte e lirë
-
SHBA-ja festoi 250-vjetorin mes fishekzjarreve spektakolare dhe motit ekstrem
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Haxhiu: Mënyra më e mirë për të nderuar mbështetjen amerikane, ndërtimi i shtetit të denjë