“Xel ndeze dritën tek Bujari. Jo atë, tjetrën. Veç për portretin e tij”, thotë Bekim Lumi, i cili me mikrofon në dorë jep instruksionet e fundit për aktorët e shfaqjes “Arturo Ui”, një ditë para premierës.
Në mungesë të atij që njihet si Xeli (Mursel Bekteshi), ndriçuesi tjetër i njohur në Teatrin Kombëtar si Sheki, (Sherif Sahiti) plotëson kërkesat e Lumit, shkruan Koha Ditore.
Kur ndizet drita, aktori Bujar Ahmeti ecën nja një metër më përpara për t’iu përshtatur asaj. Bekteshi e Sahiti, dy ndriçuesit e skenës së Teatrit Kombëtar të Kosovës qëndrojnë krejt në fund të sallës.
Janë të vendosur mbi atë që njihet si lozhë e sallës së këtij institucioni teatror. I kanë nën vëzhgim sallën dhe skenën. S’ka njeri brenda teatrit që vëzhgon më mirë sesa ata dy.
Në kabinën e ndriçimit
Dera për të shkuar tek kabina e ndriçimit ndodhet në të majtë të korridorit të gjatë, nëpërmjet të cilit shkohet tek administrata e udhëheqësit të TKK-së e Baletit Kombëtar të Kosovës. Derën e kabinës së ndriçuesve, rrallëherë e hap ndokush tjetër pos atyre që këtë hapësirë e konsiderojnë zyre... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Beqir Beqiri përkujtohet si punëtori në heshtje që la gjurmën e tij në Teatër
-
Beqir Beqiri – portreti i ndritshëm që u bë shtyllë e Teatrit Kombëtar
-
14 prill 1987: Dita kur e gjithë Jugosllavia mbeti e nemitur
-
“Gërrdia” e fshehtësisë së pashëruar që vret përditë
-
“Gërrdia” s’e fsheh traumën që i bën hije ekzistencës