Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dy anët e “Nobelit”

Kritikët e letërsisë të “New York Timesit” – Dwight Garner, Parul Sehgal dhe Jennifer Szalai – për atë se çfarë vlere ka pasur (ose nuk ka pasur) çmimi “Nobel” për letërsi, i cili nuk do të ndahet sivjet, për shprehinë e tyre të leximit; opinionet e tyre për fituesit e kaluar (dhe mospërfilljet e kaluara); dhe se kujt do t’ia ndanin ata sivjet çmimin nëse do ta kishin këtë mundësi. Gazeta prestigjioze amerikane e ka bërë këtë debat me qëllim që të mbushet boshllëku i diskutimeve për vetë çmimin

NYT: Më lejoni ta shtroj këtë pyetje sa më drejtpërdrejt që të jetë e mundshme. Bob Dylani: Po, ose jo?

Garner: Po e madhe. Më kujtohet se jam zgjuar atë mëngjes dhe pashë lajmin në Twitter, ku po fluturonin 15 a 20 shprehje virtuale emocionesh, habie dhe gëzimi. “Nobeli” e pranoi atë çfarë ne e kishim ndier kaherë se ishte e vërtetë: se Bob Dylani hyn në mesin e zërave më autentikë që ka nxjerrë Amerika, një prodhues imazhesh të qëndrueshme dhe rezonuese si në veprat e Walt Whitmanit ose Emily Dickinsonit.

Sehgal: Për mua ishte diçka e vonuar dhe shenjë për vëmendje – sikur atëherë kur çmimi i ishte ndarë Dario Fos më 1997. (Më fal, Dwight!)

Szalai: Unë e ndërlidh fitoren e Dylanit me zhgënjimin tjetër të vitit 2016.

Garner: Për këtë temë, kolegët e mi të shkëlqyer, nëse do ta citoja zotin Zimmerman, janë të humbur në shiun e Juarezit, si dhe në festën e Pashkëve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Shtojcës për Kulturë në Koha Ditore)