Durrs Shahini nga Prishtina me profesion ekonomist dhe IT ishte mysafiri i parë që e hapi emisionin “Jeta” të KTV-së të kësaj të diele.
Ai në “Jeta” foli për muzikën të cilën e ka pasion. Zhanri që ai pëlqen është muzika elektronike.
Së fundi ai ka bërë disa komponime. Dhe në “Jeta” na tregon për këto komponime e të cilat së bashku me shikuesit do të kemi mundësi t’i dëgjojmë.
Gjithashtu, ai së bashku me tre bashkëpunëtorë të tij kanë hapur edhe kompaninë me te cilën pretendojnë që të punojnë më seriozisht në këtë drejtim.
Për më shumë detaje, kuptoni në videon më poshtë.