Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Driton Vela dhe Valdet Uka fitues të çmimeve për shkencëtarë të vitit 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka ndarë sot çmimin “Shkencëtar i vitit” dhe “Shkencëtar i ri i vitit” për vitin 2018, çmim tradicional që iu ndahet shkencëtarëve të dalluar në punën e tyre kërkimore shkencore gjatë vitit.

Çmimi “Shkencëtar i vitit” iu nda Driton Velës nga Departamenti i Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa çmimi “Shkencëtar i ri” iu nda Valdet Ukës nga dega e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Pasi uroi fituesit e çmimit dhe i përgëzoi ata për angazhimin në punën e tyre kërkimore shkencore, ai i inkurajoi që të vazhdojnë më tutje me veprimtarinë e tyre. Me këtë rast ministri Bytyqi theksoi nevojën më të madhe të angazhimit institucional në përkrahje të hulumtuesve shkencorë, ndërsa tha se duhet të shfrytëzohen edhe mundësitë e përfitimeve nga fondet ndërkombëtare.

Sipas njoftimit për media, Bytyqi përmendi anëtarësimin në COST, e po ashtu edhe programin Horizon 2020, si mundësi të mira për hulumtuesit shkencor, në mënyrë që të anavcohet hulumtimi e shkenca në Kosovë, por edhe të ndërkombëtarizohet.