Xhabir Hamiti mësimet mbi studimet islame i ka filluar në Medresenë Alaudin në Prishtinë, për t’i vazhduar më pas në universitetet e ndryshme të botës islame dhe evropiane.
Fakultetin e ka mbaruar në universitetin e Medinës, studimet e larta në Liban, ndërsa doktoraturën në Universitetin e Sarajevës.
Në institucionet e Bashkësisë Islame është i angazhuar që nga viti 1995-, brenda së cilës ka ushtruar një sërë funksionesh. Mes viteve 2008-2013, ka qenë kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, kurse nga viti 2003 dhe aktualisht ligjëron në Fakultetin e Studimeve Islame për studentë të nivelit bachelor dhe atë të lartë master.
Gjatë viteve të luftës në Kosovë 1997-1998 ka qenë person kontaktues për media prestigjioze në gjuhën arabe, si BBC me seli në Londër dhe Al-Jezeera në Doha. Ai është njohës i mirë i gjuhës arabe, angleze, gjermane dhe serbo-kroate. Autor i disa librave dhe përkthyes i shumë të tjerave nga gjuha arabe dhe angleze dhe boshnjake.
Gjatë dy dekadave të fundit Xhabir Hamiti është i njohur për opinionin e gjerë si një thirrës përhershëm i ruajtjes së bashkëjetesës mes të gjitha konfesioneve religjioze, e në veçanti mes atyre ndërshqiptare, dhe si një kritikues i fortë lëvizjeve fetare me interpretime radikale dhe ekstreme, të cilat si kurrë më parë në mesin tonë u aktivizuan pas përfundimit të luftës.
Hamiti është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Edhe
Hamiti: Agjërimi bëhet për të ripërtërirë lidhjen me Zotin, e të kemi solidaritet me njëri-tjetrin
Arsimimi dhe edukimi i mirëfilltë e adekuat janë shtylla bazë drejt një të ardhmeje të ndritur të individit dhe shoqërisë. Nëpërkëmbja e vlerës së arsimit është e barabartë me fikjen e kandilit qendror, i cili ndriçon dhe ngjall shpirtin dhe mendjen e gjeneratave të sotme, si dhe të atyre që vijnë pas.
Armiku më i madh i një shoqërie është anashkalimi i arsimimit dhe edukimit të duhur dhe në kohë, i cili për të qenë i frytshëm duhet të fillojë që në fëmijërinë e hershme, atëherë kur ngulitja e mësimit dhe këshillave në shpirtin dhe memorien e individit është e ngjashme me skalitjen në gurë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)