Tre muaj pas ankesave për mënyrën se si ishte rinovuar skena e teatrit “Dodona” – që u cilësua jostabile e që paraqet rrezik potencial për aktorët që do të interpretojnë në të – institucioni përgjegjës nuk e ka bërë ndonjë hap për ndërrimin e saj.
Derisa shfaqjet vazhdojnë të jepen në skenën e shtruar me pllakën e zier, të njohur si “osb pllakë”, teatri i qytetit ka mbetur edhe pa këshill drejtues, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Dodona” nuk ka as drejtor prej janarit të 2017-s. Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, i emëruar rishtas në këtë post, ka paralajmëruar se për të gjitha këto telashe do të bëhet zgjidhje së shpejti. Para dy javësh, Rugova me ekipin e tij e kishte vizituar teatrin “Dodona”.
“Dodona” ishte ndërtuar mes viteve 1986-92. Rinovimi i parë i objektit qe bërë ndërmjet viteve 2004 e 2006. Një rinovim i dytë qe bërë në vitin 2011, po ashtu me financim të Komunës së Prishtinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Dodona” pa organe drejtuese, lë anash ndërrimin e skenës
-
“Dodona” pret drejtorin me konkursin që u zvarrit një vit e gjysmë
-
Emërimi i Këshillit Drejtues - një hap për nxjerrjen e “Dodonës” nga kriza
-
“Dodona” shtatë muaj në kërkim të drejtorit, anulohet konkursi
-
Teatri “Dodona” në “dramën” e institucioneve pa drejtor