Ngjashmëria ndërmjet logos së 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe Kongresit të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, që të dyja të punuara nga artisti Zeni Ballazhi, ka zgjuar reagimin e shumë artistëve e qytetarëve të thjeshtë.
Dizajneri Uran Limani për Koha.net ka deklaruar se kjo është një gjë shumë, shumë e keqe, pasi me një veprim të tillë autori së pari ka mashtruar veten, e pastaj Presidencën dhe BDI-në.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Keq, keq, shumë keq. Logo për të tërë ore”, ka ironizuar Limani, ndërsa ka shtuar: “Të dyja logot janë punuar nga i njëjti autor. Pra, gjysmën e logos për Presidencën e gjysmën tjetër për BDI-në. Kjo është kur autori ja fut kot duke mashtruar së pari vetveten pastaj Presidencën dhe BDI-në”.

Për këtë çështje Koha.net ka pyetur edhe dizajnerin Rrezeart Galica, i cili ka qenë shumë i zëshëm në rastin e logos së parë të 10 Vjetorit të Pavarësisë, e cila ishte anuluar për plagjiaturë. Por, ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje rreth temës me arsyetimin se “është vonë”.
Ndërsa, vetë autori i logos, Zeni Ballazhi, për Koha.net ka thënë se logoja nuk mund të konsiderohet plagjiat, pasi që të dyja janë të punuar nga vetë ai dhe se, sipas tij, vetëm ka avancuar punën e tij.