Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dixhitalizohen dokumentet osmane në Arkivin e Shqipërisë

I gjithë dokumentacioni në gjuhën osmane, i cili gjendet në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë, do të dixhitalizohet.

Pajisja e dixhitalizimit për dokumentet osmane është mundësuar nga Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido informoi se një kopje dixhitale e dokumentacionit do të mbetet këtu dhe një kopje do ju dorëzohet Arkivave Turke.

Gjithashtu, Bido tha se Arkivat Turke do të dorëzojnë dokumentet që janë në interesin e Shqipërisë që gjenden në Arkivat e Perandorisë Osmane.

Nga ana e tij, Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, Hidayet Bayraktar tha se ky bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe TIKA-n do të vazhdojë dhe në të ardhmen”.

bashkëpunim midis dy drejtorive është shumë i rëndësishëm sepse ka vlerë që të gjitha këto gjëra do ti kalohen dhe brezave të rinj. Është shumë e rëndësishme që historia të shkruhet me gjëra sa më konkrete”, nënvizoi Bayraktar.