Kur një nënë e vetme gjendet para udhëkryqit që definon mirëqenien e fëmijës së saj, është në gjendje të bëjë gjithçka. Në këtë rrugëtim janë disa sprova që e vënë në pah fuqinë e gruas dhe luftën e saj.
Por edhe kjo e ka një kufi. Morali dhe drejtësia lihen anash dhe mbijetesa zë vendin kryesor. E kur kufijtë dhe limitet thyhen, i lihet vendi të keqes. Mbi të gjitha është një rrëfim midis kufijve ekzistencialistë që sa vijnë e ngushtohen përballë etikës, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë formë testohet Leta (Ornela Kapetani), personazhi kryesor i filmit të metrazhit të gjatë “Dita zë fill” me skenar dhe regji të Gentian Koçit, kandidati i Shqipërisë për çmimin “Oscar”, i cili të enjten mbrëma u dha premierë në Prishtinë e Prizren...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Filmi “Dita zë fill” rrëmben një tjetër çmim në Shkup
-
“Dita zë fill” në një botë plot ankth
-
Filmi shqiptaro-grek “Dita zë fill”, kandidatura e Shqipërisë për “Oscar”
-
Synimet e regjisorit shqiptar që ia la Sarajevës premierën botërore të “Dita zë fill”
-
Filmi “Dita zë fill” më i mirë në Cinedays Festival of European Film