27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror (INT) të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës.
Shënimi i kësaj dite bëhet nga rreth njëqind qendra të INT-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInstituti ndërkombëtar teatror (INT) është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese.
INT-i insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellët me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve.
Në shënim të Ditës Botërore të Teatrit, të dielën në ora 13:00, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër. Ceremonia do të mbahet në Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë./KSP