Alexander Walker veç sa ka zbritur nga podiumi.
Gati dy orë i ka udhëhequr muzikantët për të interpretuar dy vepra goxha sfiduese. Se pritjet e tij janë përmbushur dallohet në shprehjen e fytyrës. Dirigjenti buzëqesh, shkruan Koha Ditore.
Britanikun, karriera e ka çuar thuajse në të gjithë botën. Në një mbrëmje të ftohtë shkurti, e gjen veten në Prishtinë – në një sallë gati se të improvizuar koncertale, larg kushteve në të cilat është mësuar të dirigjojë orkestra me nam. Por kjo s’ia ka prishur qejfin.
“Natyrisht që do të ishte fantastike po ta kishim një sallë adekuate koncertesh në Kosovë dhe për të qenë i sinqertë vërtet nevojitet një e tillë. Por me një audiencë si kjo është kënaqësi të performosh këtu”, thotë Walker... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Dirigjenti anglez sjell një vepër ekskluzive për publikun kosovar
-
Koncerti i Filarmonisë vjen këtë vit me dy risi
-
Autobiografia muzikore e Beethovenit – festë historike në Prishtinë
-
Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
-
“Carmeni” në prapaskenë drejt kulmimit si spektakël madhor e sfidues