Dy vepra të artistit Dion Zeqiri janë prezantuar në një ekspozitë virtuale të Institutit Kombëtar slloven për artin modern dhe bashkëkohor me seli në Lubjanë.
Në ekspozitën e titulluar “Auto-portrete virale”, që është hapur në mes të muajit maj, punimet e artistit nga Prishtina janë prezantuar përkrah veprave të artistëve nga e gjithë bota, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeqiri, përmes artit të tij konceptual, shpalos pamundësinë e shprehjes së vullnetit.
Nëntëdhjetë artistë dhe mbi njëzet kuratorë janë bërë bashkë në këtë ekspozitë virtuale.
Zeqiri flet edhe për veprat e reja që po i realizon gjatë kohës së pandemisë.
Përpos Sllovenisë, Dion Zeqiri ka marrë ftesë që punimet e tij t’i prezantojë edhe në një galeri në Bullgari.