Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dilemat mbi ndikimin e vazhdueshëm të Freudit

Frederick Crews, kritiku eminent letrar dhe hulumtues i vazhdueshëm i veprës së Sigmund Freud, studimin e tij të ri e hap me një pyetje të rëndësishme: “nëse karriera e Freudit dhe impakti tij janë kaq mirë të kuptueshëm, çfarë justifikimi mund të merret për një përshkrim tjetër të gjatë biografik të tij”?

Kjo pyetje është veçanërisht e rëndësishme duke qenë se Crews, shkruan se reputacioni i Freudit ka rënë me gjeneratën e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet mjekësore e kanë pranuar strukturimin e gabuar empirik dhe mbështetjen e tij tek modelet e vjetra biologjike që nuk përdoren më, përcjell Koha Ditore artikullin e George Prochnik në NYT. Psikologët amerikanë kanë ecur përpara dekada më parë.

Megjithatë, ende, në mënyrë krejtësisht konfuze, Freud “është i destinuar të mbetet mes nesh si njëri nga njerëzit më me ndikim të shekullit njëzet”, shkruan Crews, duke pohuar se vëmendja që i dedikohet atij nga studiuesit bashkëkohorë dhe komentuesit e veprës së tij, rangohet me vëmendjen që i jepet Shakespeare dhe Jezusit. Këtu qëndron dilema fascionuese: krijuesi i një projekti, shkencërisht të delegjitimuar, të mendjes njerëzore dhe të një disipline të ndërprerë psikoterapeutike ndan kryeqytetin kulturor me dramaturgun më të madh të historisë dhe të birin e dikurshëm të perëndisë.

Autori Crews ka të drejtë kur thotë se kjo çështje kërkon hulumtime të mëtejshme, por në librin e tij nuk e ka bërë një gjë të tillë. Në vend të kësaj, libri i tij “Freud: The Making of an Illusion” fokusohet në vetë Freudin – specifikisht në atë sesi një shkencëtar i ri në moshë me ambicie të larta dhe mentor të talentuar e kishte humbur perspektivën mbi “paragjykimet e ashpra” të tija, të mbuluara me gabime dhe sesi e kishte krijuar “një kult ndërkombëtar të personalitetit”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)